24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Serwer: Rizgjedhja e Donald Trump President do të ishte katastrofë për Ballkanin

- Advertisement -

Daniel Serwer, njohës i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, ka deklaruar se rizgjedhja e Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara do të ishte “katastrofë për Ballkanin”.

“Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Ai e thotë hapur çdo ditë, se do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky do të ishte fundi. NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme.” – tha ai për Face Tv.

Ai lavëderoi presidentin aktual Joe Biden duke thënë se “ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë.”

Sipas Serwer, rizgjedhja e Trumpit “do ta dobësonte NATO-n, ndoshta edhe do ta shkatërronte, për hir të vërtetës, ama ata të cilët kujtojnë se presidenti Trump do të rizgjidhet, duhet të kujtojnë disa fakte jetike: Ai humbi zgjedhjet e kaluara me një diferencë prej shtatë milionë votash. Ai nuk mund të fitojë vota por mund të marrë pushtetin për shkak të Kolegjit elektoral që disa shtete i vë në pozicion që të luajnë rol vendimtar.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit