18.4 C
New York
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

Serwer: Perëndimi kurrë s’do ta kthejë Vuçiqin kah vetja, ai vetëm do t’ua marrë paratë

- Advertisement -

Megjithatë Serwer ngre pikëpyetjet e tij për këtë bashkëpunim me Serbinë, nëse lidhet kryekëput me nevojën për litium, apo fshihet diçka prapa kësaj. Profesori amerikan përmend faktin që Brukseli dhe Washingtoni synojnë përmes marrëveshjeve me Serbinë të inkurajojnë shfrytëzimin tregtar të depozitave të litiumit të Serbisë, sipas një kontrate të një firme britaniko-australiane “Rio Tinto”.

Ai shkruan se hisedarë të kësaj kompanie janë banka, pensione e fonde mbrojtëse që kanë 58 %. Ndërsa aksionari i vetëm më i madh është Aluminium Cooperation me pronar kinez.

“Kjo është aludimi i parë se diçka nuk është në rregull. Uashingtoni dhe Brukseli zakonisht nuk mbështesin firmat britanike ose australiane, ose firmat aksionari më i madh i të cilave është kinez. Por si BE ashtu edhe SHBA duket se kanë vendosur që depozitat e litiumit të Serbisë janë një prioritet kryesor për bateritë e makinave elektrike”, ka shkruar Serwer.

Tutje profesori amerikan ka bashkëngjitur në këtë shkrim të tij edhe një fotografi që tregon shtetet që kanë rezerva të litiumit nëpër botë, dhe Serbia s’ka ndonjë impakt të madh në nivel global me rezervat e lituimit që ka.

Serëer ka përmendur edhe një deklaratë të ambasadorit të SHBA në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se njerëzit që protestojnë kundër planeve të Serbisë për nxjerrje litiumi e mbështesin Rusinë.

Serwer aludon që presidenti serb t’iu ketë kërkuar aleatëve që ta ndihmojnë në shuarjen e protestave, meqë ajo që ka thënë Hill s’është qëndrim i zakonshëm i SHBA-së për shqetësimet që lidhen me mjedisin, raporton Express.

“Më lejoni të jem i qartë: nuk kam asnjë kundërshtim në parim për bashkëpunimin ekonomik me Serbinë, apo për prodhimin e shëndetshëm mjedisor dhe financiar të litiumit në Serbi apo gjetkë. Por unë i kundërshtoj zyrtarët evropianë dhe amerikanë që përpiqen të shuajnë shqetësimet mjedisore dhe financiare për të kënaqur një president gjithnjë e më autokratik”, shkruan Serwer, raporton Express.

Analisti dhe profesori amerikan në fund thotë se bëhet fjalë për një përpjekje të gjerë për ta qetësuar Serbinë, për t’i siguruar të mira ekonomike dhe për ta bindur atë që të kthehet drejt Perëndimit.

“Le të anashkalojmë nëse marrja e kritikave legjitime mjedisore reflekton idealet perëndimore. Çështja më e madhe është nëse kjo qasje ka ndonjë shans të funksionojë”, nënvizon Serwer.

Në fund të shkrimit, Serwer thotë se pavarësisht blerjes së aeroplanëve nga Franca, Serbia është rreshtuar ushtarakisht krah Rusisë dhe Kinës që kur Vuçiq ka marrë nën drejtim shtetin. Gjithashtu profesori amerikan përmend përpjekjet e përsëritura të Serbisë për të shkaktuar tensione në Veri të Kosovës dhe për të minuar pavarësinë e Malit të Zi dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Në fund të shkrimit të tij, Serwer thotë se Perëndimi s’do të arrijë asnjëherë që ta kthejë Vuçiqin kah vetja, meqë presidenti serb nuk heq dorë nga dashuria për autokratët që kanë ambicie irredentiste. Serwer thotë se Vuçiq vetëm do t’ua marrë paratë perëndimorëve dhe do të përdor presionin e tyre ndaj kundërshtarëve mjedisorë në Serbi.

“Ideja që Beogradi mund të bindet të përqafojë Perëndimin është e kotë. Vuçiç do të marrë paratë e BE-së dhe presionin politik amerikan ndaj kundërshtarëve të tij mjedisorë, por asnjëra nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga dashuria e tij për autokratë me të njëjtin mendim me ambicie irredentiste”, përfundon Serwer.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit