22.6 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt do ketë përgjegjësi të mëdha

- Advertisement -

Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer, ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.

Ai ka thënë se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.

”Kosova është mirë për tani”.

“Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”, ka thënë ai.

Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins” është shprehur se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.

“Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.

“FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, është shprehur ai për “Klan Kosova”.

Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të ShBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.

Të ngjashme

Të fundit