Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pasi ShBA ka futur në Listën e Zezë, shefin e BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Serwer ka pyetur se si mund të dërgohet drejt Perëndimit një shtet që e ka të sanksionuar shefin e inteligjencës për shkak të ndihmesës që ia ka bërë ndikimit keqdashës të Rusisë.
“Si do të sillni një vend drejt Perëndimit, me një shef inteligjence të sanksionuar se ndihmoi ndikimin keqdashës rus”, ka pyetur Serwer.