0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Serwer me mesazh për Perëndimin: Serbia duhet të arrestojë dhe dorëzojë terroristët te Kosova

- Advertisement -

Daniel Serwer, njohës i politikës së Ballkanit Perëndimor, ka komentuar situatën e krijuar pas sulmit terrorist të serbëve në veri të Kosovës.

Profesori veteran amerikan ka theksuar se Perëndimi duhet të ketë mesazhe të qarta.

“Një qasje alternative do të denonconte mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur, duke e etiketuar atë një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiqit dhe zyrtarëve të tij të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. NATO do të përgatiste forcat e saj në veri të Kosovës për mbrojtje kundër një pushtimi të blinduar. Perëndimi do të lavdëronte policinë e Kosovës dhe do të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët në gjykatat e Kosovës. Ambasadorët në Beograd do të tërhiqen për konsultime.” – ka thënë Serwer, trasnmeton Express.

Tutje, ai ka theksuar se Perëndimi duhet të kërkojë nga Serbia arrestimin dhe dorëzimin e terroristëve te autoritetet e Kosovës.

“Ata mund të kthehen shpejt me një mesazh të vetëm: epoka e qetësimit ka mbaruar. Nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të: arrestojnë dhe dorëzojnë terroristët tek autoritetet e Kosovës. Të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë.Rreshtim me sanksionet e Ukrainës ndaj Rusisë. Përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.” – shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit