8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Serwer: Mali i Zi ka një qeveri të gatshme për t’i shërbyer interesave serbe dhe ruse

- Advertisement -

Specialisti në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë për portalin malazez “Antena M”, se Mali i Zi ka një qeveri që është e gatshme “t’u shërbejë interesave serbe dhe ruse”.

“Kjo qeveri duket se është krijuar për t’i shërbyer interesave serbe dhe ruse. NATO patjetër do të duhet të mendojë se si të mbrojë sekretet e Aleancës nga dërgimi në Moskë”, tha Server.

Po ashtu Server ka theksuar se nuk mendon se kjo qeveri është ajo që njerëzit kishin në mendje kur votuan, derisa ka potencuar se “sistemet parlamentare shpesh krijojnë koalicione partnerësh të çuditshëm”.

Megjithatë, ai beson se Mali i Zi ka fuqi të mjaftueshme për të kundërshtuar ndikimin serb dhe rus në Podgoricë.

“Mali i Zi nuk mund të mbështetet tek askush tjetër për t’i rezistuar ndikimit të Serbisë dhe Rusisë, përveç malazezëve”.

Ai gjithashtu beson se heshtja e Bashkimit Evropian është rezultat i faktit se BE-ja nuk dëshiron ta shohë veten si dikush që ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit