-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Serwer: Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin që Vuçiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen

- Advertisement -

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka komentuar zhvillimet e 27 shkurtit në Bruksel, ku pas shumë kohësh u organizua një takim i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Nga BE-ja takimi u vlerësua si konstruktiv meqë palët ishin pajtuar se plani franko-gjerman s’duhet ndryshuar fare, ndërkohë mbetet e nevojshme të diskutohet ende për aneksin e implementimit.

Serwer thotë se fakti që Aleksander Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë për planin franko-gjerman e vë barrën e rëndë mbi të.

Gjithashtu profesori amerikan thotë se veprimi i Vuçiqit tregon se kanë qenë joefektiv edhe stimujt e dhënë në fillim për ta detyruar që ta nënshkruaj.

Analisti amerikan thotë se BE-ja vendosi të ecë përpara dhe se ajo që ndodhi më 27 shkurt ishte më e mira që mund të bënin.

Sipas Serwer s’do të jetë e lehtë që Aleksandër Vuçiq të heqë dorë nga kërkesa për Asociacionin, derisa e lë të hapur mundësinë që ai të merret më ndonjë prej dispozitave të tjera që i shkojnë në favor të Kosovës.

Ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum që Vuçiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen.

“Por zyrtarët e Kosovës kanë një mundësi që ta zhvendosin momentin e këtyre bisedimeve në bazë të kësaj marrëveshjeje të panënshkruar”, ka shkruar Serwer.

Serwer shton se amerikanët dhe evropianët duhet ta pranojnë që strategjia e tyre e të qenit të butë ndaj Vuçiqit ka dështuar dhe se tashmë duhet të hiqen edhe “karotat dhe shkopinjtë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit