2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Serwer: Gjykata Speciale e ka ndryshuar qëllimin e saj, në rrezik diskursi për luftën e drejtë të UÇK-së

- Advertisement -

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se dënimi eventual i krerëve të UÇK-së do ta dëmtonte imazhin e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, por se Kosova i ka meritat e saj, siç janë: Krijimi i Tribunalit, dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozitat e kreut të shtetit të Kosovës si dhe paraqitja e tij me kolegë në Hagë.

Në një intervistë ekskluzive për Periskopin, i pyetur se nëse mund të ketë një ndarje në mes UÇK-së dhe krerëve të saj, Serwer tha se “po, këto mund të ndahen, por se një gjë të tillë nuk po e bën aktakuza e Gjykatës”.

Profesori i Univeristetit “John Hopkins” tha se është në rrezik diskursi i ndërtuar ndër vite se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në të drejtën e saj në mbrojtje të popullit kosovar, duke kujtuar edhe vlerësimin që presidenti amerikan, Joe Biden, i kishte bërë ish-presidentit, Hashim Thaçi, duke e quajtur si “George Washingtoni i Kosovës”.

“Po, ky dikurs është në rrezik [duke kujtuar vlerësimet e presidentit Biden për ish-presidentin Thaci si dhe intervenimin e NATO-s në mbështetje të UCK-së për dëbimin e forcave serbe, si dëshmi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe liderët e saj ishin në të drejtën e tyre] sepse akuzat janë të shkallës së gjerë”, tha Serwer për Periskopin.

Sa i përket rëndësisë së raportit të Dick Martyt në themelimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se  pretendimet e tij për trafikim të organeve nuk po përmenden më në procesin gjyqësor në Hagë, Serwer “mendon se i gjithë procesi ka ndryshuar në qëllimin e tij”.

  • “Po, unë mendoj se i gjithë procesi ka ndryshuar në qëllimin e tij, sepse i gjithë mandati i Dhomave të Specializuara është i limituar mbi çështjet e atij raporti, por se shumë pak prej asaj së çfarë ishte në atë raport bën pjesë në akuzat kundër ish-krerëve të UÇK-së”, tha Serwer për Periskopin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit