6.3 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

“Servilat e LDK-së po ia bëjnë qejfin Abdixhikut”, godet anëtari i kësaj partie

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Baldedaj, ka dalë në mbrojtje të Avdullah Hotit i cili tha se LDK-ka ka nevojë për ndryshim lidershipi, gjë që solli reagimin e nënkryetarëve të kësaj partie.

“Nuk besoj që z.Hoti ka nevojë për mbështetjen time sepse votuesit e LDK-së e kanë treguar në zgjedhjet e fundit votën që e kanë dhanë z. Hoti, por siç duket mu më shumë më irritoi reagimi sepse mendimi vetëkritik në LDK gjithmonë ka qenë vlerë e shtuar e demokracisë dhe z. Hoti s’ka thënë asgjë tjetër përpos që e ka dhënë një mendim të vetin personal, që do të thotë, nuk i ban dam asgjë partisë”, ka thënë Baldedaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Forma e cila nënkryetarët e LDK-së filluan ta sulmojnë z. Hoti, për bindjen time është shumë e ulët sepse po gjysma prej atyre nënkryetarëve një kohë kanë qenë me Isa Mustafën, dikur pastaj e kanë shajtë Isa Mustafën, e fatkeqësisht, mos të ndodhë që nesër po të njëjtit njerëz të dalin ta shajnë kryetarin Abdixhiku”.

“Z. Lutfi Haziri ka qenë pro shkëmbimit të territoreve të Kosovës në atë kohë kur Lidhja Demokratike e Kosovës si subjekt politik ka qenë kundër. Do të thotë, ka qenë mendim i lirë, dhe askush nuk iu ka revanshu z. Haziri në atë kohë në formën të cilën sot janë mundu t’i revanshohen z. Hoti”.

“Kjo ka qenë mënyra e irritimit sepse në demokraci jetojmë, sidomos në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithkush e ka të drejtën me thanë mendimin e vet, me e thanë atë që e mendon sepse edhe z. Hoti ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, ka qenë ndër kryeministrat e vetëm që ka shku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ba një marrëveshje, dhe njohja e fundit për Kosovën ka ardhur pikërisht nga z. Hoti, njohja e Izraelit, e tash dalin njerëzit ta sulmojnë në këtë formë, për bindjen tem është e gabueshme sepse më herët kanë qenë njerëz e kanë lavdu Isa Mustafën kur ka qenë kryetar, pastaj kanë dalë e kanë akuzu Isa Mustafën, sot e lavdojnë kryetarin Abdixhiku dhe ndoshta rezultati i zgjedhjeve të fundit tregon që njerëzit servilë që cilët e përkëdhelin liderin, ndoshta e çojnë në humnerë”.

“[Servilë] ata që sot kanë dalë nëpër Fejsbuka pa pikë nevoje…”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit