18.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Server për mandatin e Lajçakut: Nuk pres asgjë të re

- Advertisement -

Profesori i Universitetit ”Johns Hopkins”, Daniel Server, nuk pret që këtë vit të ketë ndryshime në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas tij, kjo pa marrë parasysh se kryenegociatorit evropian Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati.

”Gjithmonë më kanë pëlqyer surprizat, por nuk pres asgjë të re”, tha Server.

Ai shtoi se roli kryesor i Lajçak në pesë muajt e ardhshëm do të jetë të sigurojë që negociatat të mos arrijnë në fazën e “vakumit”.

”Duke pasur parasysh që Lajçak do të mbetet në rolin e ndërmjetësit në dialog edhe për pesë muaj të tjerë, BE-ja dëshiron të sigurojë që të mos ketë vakum në këtë çështje derisa të emërohen pasardhësi i tij dhe udhëheqësit e rinj në institucionet e BE-së për pesë vitet e ardhshme”, tha Server për gazeta Blic.

Këshilli i Bashkimit Evropian ia zgjati zyrtarisht mandatin të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendimi u miratua me kërkesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Borrell kishte emëruar më parë Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, mandati i të cilit do të fillonte më 1 shtator.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit