10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Seritë iPhone 14 do të kthehen tek skanerët e shenjave të gishtërinjve

- Advertisement -

Seritë iPhone 13 janë në tre prej tre muajsh tashmë dhe raportimet për gjeneratën e ardhshme kanë filluar tashmë.

iPhone 14 do të jetë një hap i madh përpara krahasuar me iPhone 13 por në disa drejtime do të bëjë ca hapa pas. Sipas raportimeve që vinë nga Kina, Apple ka vendosur të rikthehet tek skanerët e shenjave të gishtërinjve.

Madje smartfonët do të kenë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe nuk është hera e parë që spekulohet në lidhje me teknologjitë e identifikimit në iPhone.

Edhe me iPhone 13 u tha se do të kishte një skaner të shenjave të gishtërinjve. Që prej iPhone X, telefonët e Apple kanë përdorur Face ID.

Shumica e prodhuesve të smartfonëve Android preferojnë të përdorin skanerin e shenjave të gishtërinjve krahas teknologjive të njohjes së fytyrës.

Krahas iPhone, ndryshime priten edhe tek iPad Pro dhe Pro Max të cilët mund të adoptojnë kamerat punch-hole duke rritur më tepër sipërfaqen e ekranit në pajisje.

Spekulimet për iPhone 14

Analist i mirënjohur i zinxhirit prodhues të Apple thotë se seritë iPhone 14 do të fillojnë nga 128GB, njëlloj si iPhone 13.

Telefoni do të përdorë ekranet 120Hz LTPO të prodhuara nga Samsung megjithatë pamundësia për të furnizuar Apple mund të bëjë që kjo e fundit të tërhiqet nga këto ekrane.

iPhone 14 do të anulojë modelin mini dhe më i vogli është modeli bazë iPhone 14 6.1-inç ndjekur nga iPhone 14 Max me 6.7-inç /PCWorld

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit