21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Seritë Galaxy S24 mund të debutojnë më herët sesa kemi menduar

- Advertisement -

Seritë Galaxy S24 kanë filluar të marrin formë ndërsa pritet debutimi i tyre vitin e ardhshëm. Deri më sot kemi dëgjuar disa spekulime në lidhje me paraqitjen dhe specifikat e tyre, por një gjë ka ngelur e fshehtë: data e debutimit.

Sipas një raporti të ri nga wccftech, seritë Galaxy S24 pritet të debutojnë më 17 Janar 2024. Samsung do të hostojë një eveniment Galaxy Unpacked në San Jose të Kalifornisë.

I njëjti raport sugjeron se përdoruesit mund të porositin telefonët nga data 18 Janar. Konsumatorët të cilët e porosisin në këtë ditë do të marrin telefonët mes datave 26-30 Janar.

Kështu për të blerë telefonin drejtpërdrejtë në dyqane, konsumatorët duhet të presin deri më 30 Janar.

Sa i takon çmimeve që seritë do të kenë, një informacion konkret mungon në lidhje me këtë çështje. Gjasat janë që Samsung të rrisë çmimet e smartfonëve flagship këtë vit duke qenë se sjellin ndryshime të mëdha në brendësi, veçanërisht inteligjencën artificiale gjeneruese.

Në lidhje me specifikat, seritë Galaxy S24 do të kenë çipin Exynos 2400 ose Snapdragon 8 Gen 3 në varësi të rajoneve ndërsa varianti Ultra do të ketë ekskluzivisht vetëm çipin Snapdragon 8 Gen 3.

Prej disa serive telefonët nuk kanë pësuar ndryshime madhor të dizajnit ndërsa presim këtë vit elementë të rinj vizuale prej smartfonëve. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit