Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në një aktivitet të kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, i cili këtë herë po qëndronte në Florida.
Ekipi i Fushatës së tij elektorale, sipas mediave ndërkombëtare, tha se Donald Trump është i sigurt.
Mbi këtë raportim, nga fushata nuk dhanë ende detaje shtesë.
Ngjarja vjen afërsisht dy muaj pasi kandidati republikan për president u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani.