12.6 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Sërish s’ka minuta për Edon Zhegrovën, Juve mposhtet edhe nga Lazio

- Advertisement -

Juventusi ka regjistruar humbjen e tretë radhazi, këtë herë në udhëtim te Lazio, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

“Bianconerët” pësuan humbje me rezultat minimal 1-0, sfidë ku trajneri Igor Tudor sërish s’i dha asnjë minutë yllit të Kosovës Edon Zhegrova.

Lazio e nisi më mirë për të kaluar në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë, përmes Toma Basic, i cili realizoi pasi mori një pasim të bukur nga Danilo Cataldi

Juve pas golit të pranuar, u hodh me të gjithë forcat në sulm – ku rrezikoi disa herë me Jonathan David e Dusan Vlahovic, mirëpo asnjëri prej tyre nuk arritën t’i finalizojnë.

Juve vazhdoi me agresivitet edhe në pjesën e dytë, ku krijuan disa sulme nëpërmjet krahëve por larg konkretizimit.

Khephren Thuram kishte një mundësi të mirë shënimi me kokë, mirëpo që portieri vendas me një super pritje ia mohoi golin.

Lazio ndërkohë ishte pranë ta “përfundonte lojën”, por që goditja e Gustav Isaksen përfundoi jashtë rrjetës.

Juventusi bie në pozitën e tetë pas kësaj humbje me 12 pikë derisa Lazio ngjitët në vendin e 10-të me 11 sosh.

Të ngjashme

Të fundit