-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Sërish protestohet në Tiranë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së

- Advertisement -

Sot është zhvilluar protesta e radhës para ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt i arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me pankarta në duar qytetarët kundërshtojnë ekstradimin e tij.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaja protestë që shoqëron qytetarët.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në “arrest në burg” Goxhajn.

Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn. Ndërkohë avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Ndaj Dritan Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dritan Goxhaj pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit