11.3 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Sërish protesta në Stamboll/ Mbështetësit e opozitës, kundër arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu

- Advertisement -

 

Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve në natën e dytë të trazirave që pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, pavarësisht se në fuqi është një ndalim 4-ditor i protestave.

Mijëra qytetarë duke përshirë këtu student nga universitetet e vendit protestuan duke brohoritur se arrestimi I krybashkiakut të Stambollit, ishte një arrestim I motivuar politikisht.

Imamoglu, rivali kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pritej të emërohej kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2028. Të mërkurën, ai ishte në mesin e 106 personave që u arrestuan për korrupsion dhe ndihmë ndaj grupeve terroriste.

Përveç ndalimit të demonstratave dhe Tubimeve autoritetet në Turqi kufizuan edhe aksesin në rrjetet sociale. Megjithatë ky akt nuk I ndali qytetarët të shprehnin mendimin e tyre në këto platforma dhe për ketë arsye dhjetëra persona ranë në prangat e policisë me autoritetet Turke që I akuzojnë ata për postime provokuse në rrjetet sociale.

Duke reaguar ndaj protestave, Erdogani akuzoi kundërshtarët politikë se po bëjnë shfaqje me pjesëmarrje në demonstrata.

“Ata kanë humbur bilancin aq shumë sa janë në gjendje të sulmojnë policinë tonë, të kërcënojnë gjyqtarët dhe prokurorët” deklaroi kreu i Shtetit Turk.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit