Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së këtij institucioni, për shkak të fyerjeve mes kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, si dhe shefit të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli.
Njoftimi është lëshuar nga vetë Kuvendi, duke thënë se “Gashi ka drejtuar një varg sharjesh drejt Kërçelit”.
“Nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahej dje në orën 11:00, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare”, bëhet e ditur në njoftim.
“Pas situatës së krijuar, si pasojë e një adresimi verbal me një varg fyerjesh dhe ofendimesh nga ana e kryetarit të GP të LDK-së, Arben Gashi, kundrejt shefit të Kabinetitit, Ilir Kërçeli, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj mbledhjeje”.