6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Sërish krizë në martesën e Cardi B?

- Advertisement -

Cardi ka publikuar në Instastory disa mesazhe, të cilat janë interpretuar si kunja për Offset. Ndër të tjera, reperja shkruan: “Jam e lodhur duke mbrojtur ndjenjat e të tjerëve…Duhet të vendos veten të parën”.

Nga ana tjetër, reperi 31-vjeçar, ka publikuar një foto nga filmi “Scarface”, në të cilën shkruhet: “Kush e bëri këtë? Unë! Kë besoj? Veten!”.

Ndërkohë, njerëzit kanë thënë se ndoshta është një krizë mes çiftit: “Cardi dhe Offset zihen gjithnjë dhe prapë ia dalin të jenë bashkë”; “S’dua ta mendoj se ç’kanë bërë këtë herë”; “Presim ta akuzojë sërish për tradhti (referuar akuzave të reperit se e shoqja e kishte tradhtuar)”; “Mbase janë ndarë, por diçka më thotë që do pajtohen shpejt”. Megjithatë, duhet theksuar se heqja nga Instagram-i nuk tregon domosdoshmërisht se një çift ka probleme ose i ka dhënë fund marrëdhënies.

Më parë, Offset e ka akuzuar Cardi-n për tradhti dhe reperja ka reaguar. Në qershor të këtij viti, anëtari i Migos akuzoi gruan dhe nënën e dy fëmijëve të tij për tradhti me një person të grupit të tij.

Cardi iu kundërpërgjigj duke kënduar: “Së pari, më lejoni të them: Ti nuk mund të më akuzosh për të gjitha gjërat për të cilat e di që je fajtor. Këndoni me mua, të gjithë! E shoh që e ke më të lehtë të më fajësosh mua për gjithçka. Po, i dashur!”

“Hë pra tani. Unë jam Cardi B. Unë mendoj se ndonjëherë këta harrojnë që unë jam Cardi B, “tha ajo. “Nëse do t’ia jepja [referuar organit gjenital] dikujt, do ta merrnin vesh të gjithë. Unë nuk jam kushdo.”

Më pas, në një intervistë në podkastin “Way up with Angela Yee”, Offset deklaroi se kishte pirë tha se e shoqja e kishte tradhtuar.

Në intevistë, ai përshkroi një situatë zënke dhe në mes të debatit, ndërkohë që ishte “me të vërtetë i nxehur”, postoi në Instagram se ajo e kishte tradhtuar.

Ai theksoi se nuk e shihte të arsyeshme të sqaronte akuzën në mediat sociale, sepse ai e fshiu shpejt postimin. “Fshirja është e mjaftueshme sepse në fund të fundit ata nuk e dinë realisht se çfarë po ndodh me ne”, tha ai asokohe.

  

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit