Mesa duket Shakira nuk ka ndërmend të ndalojë së ironizuari ish-partnerin Gerard Pique në këngët e saj.
Projekti i ri muzikor i artistes pritet të jetë një bashkëpunim me artisten Karol G. Deri më tani po hidhet më shumë dritë mbi titullin e këngës së krijuar nga dy artistet.
Megjithëse nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht, mediat e huaja shkruajnë se kënga e re do të titullohet ‘Te quedo grande’, duke qënë se këngëtarja Karol G u shfaq me një bluzë me të njëjtën shprehje.
Emisioni spanjoll ‘Hoy Dia’ ka bërë të ditur një fragment të këngës së re e cila është interpretuar si një mesazh për ish-partnerët e tyre, Anuel AA dhe Gerard Pique.
Kënga e re e dy artisteve do të publikohet më 24 Shkurt . Karol G, e cila në albumin e saj do të ketë edhe bashkëpunime të tjera me emra të tjerë të njohur të muzikës, ka theksuar se ka qenë një sfidë të punojë me Shakirën duke qënë se artistja është mjaft kërkuese në punë.