Home Sport Sërish festë në “Fadil Vokrri”, Dukagjini debuton me fitore në Evropë

Sërish festë në “Fadil Vokrri”, Dukagjini debuton me fitore në Evropë

0
Sërish festë në “Fadil Vokrri”, Dukagjini debuton me fitore në Evropë

Iljasa Zulfiu ka shënuar gol në minutat shtesë për tjetër festë në “Fadil Vokrri”. Zulfiu të enjten mbrëma shënoi gol në minutën e 96-të për fitoren e Dukagjinit ndaj Europas së Gjibraltarit.

Ndaj Europas, Dukagjini i Klinës e luajti ndeshjen debutuese në kupat evropiane. Fitoi me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në minutën e 96-të Zulfiu gjuajti bukur nga zona, ndërsa topi i devijuar nga një mbrojtës përfundoi në rrjetë.

Dukagjini kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 30-të. Gol të bukur me goditje nga distanca shënoi Bujar Shabani. Por ekipi gjibraltaras barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, përkatësisht në minutën e gjashtë shtesë. Jesus Pozo shënoi me goditje të bukur me kokë për 1:1.

Ndeshja e kthimit luhet më 20 korrik në Gjibraltar. Dukagjinin e pret punë e vështirë për avancim tutje, por hapin e madh e bëri të enjten në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Exit mobile version