10.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Sërish alarm për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

- Advertisement -

Sërish është dhënë alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit