Arbnora Ademaj ka arritur shumë lehtë të depertojë në botën e kinematografisë turke dhe të markojë emrin e saj si aktore shumë e kërkuar.
Madje, seriali i saj “Kirik Hayatlar” ka thyer kufinjtë duke u transmetuar edhe në Spanjë.
Patjetër që Arbnora është shumë e lumtur për këtë sukses.
“Sa e lumtur kur sheh serialin nëpër të gjitha shtetet e botës. Tani edhe në Spanjë” ka shkruar ajo duke ndarë video të një skene te serialit i cili në Spanjë po transmetohet i dubluar.