6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës”, Murati-Hillit: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, dy synimet tona në dialog

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar ambasadorit amerikan në Beograd i cili tha se Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës që të bëhet pjesë e BE-së.

Sipas Muratit, Kosova synon që përmes dialogut në Bruksel të arrihet marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen e ndërsjellë.

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës ne jemi duke vazhduar punën vazhdojmë punën. P.sh sot kishim miratimin e nismës për negocimin dhe ndryshimin e statusit të vendit tonë në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, së fundmi patëm vlerësimin kreditor sovran, e para në histori të vendit, këto pra shërbejnë për përforcimin e subjektivitetit të vendit”, tha ministri Murati.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për “NIN” ka thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Hill ka thënë se evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.

Sipas tij, përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit