26.3 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Serbisë i dhëmb fort që Kenia e njohu Kosovën: Akt armiqësor

- Advertisement -

Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike”.

Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim, siç raporton RTS.

Serbia ankohet se me këtë veprim, Kenia “e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së”.

Kjo njohje, sipas MPJ-së së Serbisë “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.

Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.

Në reagim u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e saj me Serbinë.

Serbia pretendon se në 8 vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se “vetëm dy shtete të reja kanë marrë vendim për njohje”.

“Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë”, thuhet në reagim.

Serbia tha se do ta vazhdojë luftën e saj kundër Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

“Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit