4.4 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Serbia vazhdon t’i mbajë të bllokuara fondet për librat e nxënësve në Luginë

- Advertisement -

1 milion euro, të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndarë për bujqit shqiptarë që jetojnë në Luginë të Preshevës, pas gati dy viteve nuk kanë arritur në llogaritë e tyre.

Ato kanë mbetur të bllokuara në llogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar për shkak të bllokadave ligjore, të cilat i ka sjellë në rrugë Serbia.

Këtë problem e ka ngritur gjatë shtatorit në Bruksel edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, për çka pala serbe e kishte braktisur takimin.

Por, kjo nuk është bllokada e vetme të cilën Serbia e ka vendosur ndërmjet Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nga Zyra e Bislimit kanë konfirmuar se Serbia akoma nuk i ka zhbllokuar as fondet për tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë.

“Megjithatë, pagesa përkatëse prej 304,511.16 euro, e destinuar për furnizimin me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar disa herë radhazi nga Banka Popullore e Serbisë. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatore nga pala serbe. Ky është një model i qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë”, ka thënë – Klisman Kadiu – Këshilltar i Zv. Kryeministrit.

Kjo sjellje e Serbisë karshi shqiptarëve në Luginë po vlerësohet e papranueshme nga përfaqësuesit politike atje, si dhe në kundërshtim me parimet e BE-së.

“Kjo e fundit ka ngritur sigurisht ka ngritur alarmin edhe më shumë sa i përket mbështetjes së nxënësve, sepse është komplet e palogjikshme ngase ky detyrim është i institucioneve të Republikës së Serbisë, pra do të duhej që institucionet e Republikës së Serbisë t’i ofronin tekstet mësimore pa kosto, megjithatë Republika e Kosovës e ka ndje përgjegjësinë kombëtare për t’i siguruar së paku tekstet mësimore andaj edhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë – Ragmi Mustafi – Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në buxhetin e vitin 2026 për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Republika e Kosovës ka linjë të veçantë buxhetore e cila kap vlerën e 4 milionë eurove.

Të ngjashme

Të fundit