26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Serbia “tallet” me BE-në, thotë se nuk e pranon planin franko-gjerman

- Advertisement -

Serbia i dha edhe një goditje tjetër procesit të dialogut.

Gjatë se martës në seancën e parlamentit të Serbisë, kryeministri serb, Milosh Vuçeviq, publikisht deklaroi se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman dhe se asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Nuk e kemi nënshkruar dhe kemi bërë deklarime të qarta dhe kemi thënë shumë qartë se është e papranueshme çfarëdo implikimi implicit dhe eksplicit i një të ashtuquajture Kosovë e pavarur. Është një vijë e kuqe për Republikën e Serbisë. A mund të flasim? Do të flasim. Ne po përdorim çdo hapësirë manovrimi për ta përdorur në mënyrë që shtetin të mos na e varrosin për të disatën herë në historinë e kohërave të fundit, të mos na ndjekin, të mos na dënojnë, të mos na sanksionojnë”, tha kryeministri serb

Profesori në universitetin Adger në Norvegji, Abit Hoxha, thotë se Serbia është e interesuar që ta shtyjë pafundësisht procesin e dialogut.

“Interesi i Serbisë është që shtyjë pafundësisht procesin e dialogut andaj nuk është e interesuar për marrëveshje. Në anën interesi shqiptar ka qenë të bëhet një marrëveshje por po shihet që as nga pala shqiptare nuk ka shumë vullnet dhe kështu dialogu është në vdekje klinike”, shprehet Hoxha.

Mirëpo Hoxha ka kritika edhe për palën kosovare.

“Mënyra më e mirë për të vazhduar përpara është që të ketë komunikim më të mirë me BE-në sepse deri më tani kemi parë mungesë konstruktiviteti nga pala kosovare”, ka thwnw ai.

Si të bllokuar procesin e dialogut e sheh edhe anëtari i kryesisë së Lidhje Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti.

“Është në interesin e Kosovës që të bëj progres në dialog dhe ky proces të përmbyllet me njohje. Kjo ka qenë strategjia e Kosovës para se në pushtet të vinte Albin Kurti, mirëpo ky i fundi tha se do ta shqyrtonte këtë strategji dhe tani ne jemi duke folur vetëm për njohje de facto. Pra, shihet qartë që ai e ka degraduar dialogun dhe ka pranuar një marrëveshje më të dëmshme”, ka vlerësuar Hamiti.

Për bllokun evropian, marrëveshja e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, ajo cilësohet ligjërisht e obligueshme./ Teve1

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit