Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, është bërë e ditur se Rusisë nuk do t’i vendosin sanksione autoritetet atje.
Mediumi serb ‘Novosti’ ka raportuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një adresim për media, ka thënë se e sheh të panevojshme çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Serbia gjatë diskutimeve duhet të menaxhojë mbrojtjen e interesave të saj jetike dhe shtetërore. Serbia beson se nuk është e rëndësishme për momentin që të vendosen sanksione ndaj ndonjë shteti, përfshirë Rusinë”, thuhet në një ndër pikat e prezantuara nga Vuçiqi.
Megjithatë, kreu i Serbisë ka thënë se shteti i tij e mbron integritetin territorial të Ukrainës.
Vendimet vijnë pas presionit që iu është bërë Vuçiqit të reagojë karshi situatës në Ukrainë.