8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Serbia nuk do themelimin e Asociacionit, por ndarjen e Kosovës”

- Advertisement -

Serbia nuk e dëshiron themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po e do ndarjen e Kosovës, kështu ka deklaruar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.

Gjini ka thënë se Serbia për arsye shumë të thjeshta ka qenë kundër Asociacionit .

Për Gjinin, shteti serb e dëshiron vendosjen e kufirit në Ibër dhe assesi atij nuk i konvenon një stabilitet i mundshëm në veri të Kosovës.

“Serbia nuk dëshiron që Kosova me themelua Asociacionin, nuk ka dashtë prej fillimi, ka qenë seriozisht kundër Asociacionit dhe arsyet janë shumë të thjeshta. Serbia dëshiron ndarjen e Kosovës, dëshiron me vendos kufirin në Ibër dhe çfarëdo stabilizimi i situatës në veri nuk i konvenon. Nuk  besoj që ka shqiptarë në Kosovë aq më pak politikan që janë në rrjedha që nuk e dinë qëllimin  e Serbisë, ata e kanë thënë hapur në shumë forume edhe veprojnë asisoji”, u shpreh ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Sipas Gjinit, edhe nëse Kosova afrohet për ta themeluar Asociacionin, Serbia do të gjejë mënyra që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Në momentin që Kosova mundet me u afrua me një themelim eventual të Asociacionit, gjë të cilën e kërkojnë me ngulm partnerët tanë, e kanë të qartë pse e kërkojnë një gjë të tillë, atëherë Serbia gjenë mënyra me bë obstruksion që një gjë e tillë me ndodhë. Ata kanë shpresuar Qeveria e Kosovës ka me qenë kryeneçe deri në fund me qëndrimin e vet që nuk ka “Zajdencinë” dhe kjo ka qenë situatë jashtëzakonisht komode për ta. Ata e kërkojnë, e dinë që ne nuk e bëjmë dhe vazhdon kësisjoi”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit