Disa informacione për organizimin e një proteste edhe në veri të Kosovës, veçse kundër Vuçiqit, i kishte pranuar edhe Policia e Kosovës.
“Mbrëmjen e së premtes ishte paralajmëruar protestë në mbrojtje të studentëve të Serbisë, por sipas Policisë ajo nuk është realizuar”.
Arsyeja e anulimit të saj nuk dihet, ndonëse sot në Serbi po mbahet protestë masive kundër pushtetit atje, në komunat veriore të Kosovës, gjendja është e qetë.
“Për neve është me rëndësi që nuk ka ndonjë problem për tu theksuar. Në rast që ka ndonjë nevojë për reagim ne jemi këtu. Nuk parashohim që do të ketë ndonjë problem por në rast se do të ketë diçka, ne jemi këtu. Situata në veri të vendit është e qetë por është delikate, vazhdon të jetë e tillë”, ka thënë Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë në Veri.
Ndonëse edhe ata që kishin protestuar ditë më parë në veri të Kosovës, sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për atë rajon, Veton Elshani, nuk kishin shkaktuar probleme.
Kemi pas disa protesta të cilat janë mbajtur në kuadër të mbështetjes së studentëve në Serbi. Për ne nuk ka pas ndonjë problem, fjala e lirë ekziston në këtë vend. Kemi kontrollu e siguru që protestat të zhvillohen në mënyrë të qetë. Nuk ka ndonjë zhvillim as sot, as pram, as dje”, ka thënë Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë në Veri.
Protestat masive në Serbi nisën si revoltë dhe kërkim përgjegjësie për vdekjen tragjike të 15 personave pas shembjes së një strehe betoni të stacionit hekurudhor në Novi Sad.