Danimarka e ka shënuar edhe fitoren e dytë në UEFA Nations League.
Kësaj radhe ‘viktimë’ ishte Serbia, që e mundi me rezultat të pastër 2:0.
Golat për danezët i realizuan Albert Gronbek, në minutin e 36-të dhe Yussuf Poulsen, në të 61-tin.
Danimarka në xhiron e parë e mposhti Zvicrën me rezultat po me rezultat 2:0, ku Granit Xhaka u përjashtua me të kuq.
Sonte Zvicra do ta ketë një përballje tejet të fortë kundër Spanjës.