![Serbia liron Rrahim Musliun që e arrestoi për shqiponjën dykrenare në veturën e tij Serbia liron Rrahim Musliun që e arrestoi për shqiponjën dykrenare në veturën e tij](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/rrahimi-1-600x360-1.jpg)
Sot është liruar nga arresti Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës i cili ishte arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.
Kështu kanë bërë të ditur burimet mediatike.
Ai ishte arrestuar nga policia serbe pasi që në pjesën e pasme të veturës së tij kishte vendosur simbolin kombëtar të Kosovës, shqiponjën dykrenare.
Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa, Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar sipas Kodit Penal të Serbisë.