23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Serbia liron ish-deputetin e Kosovës, MPJD jep detajet

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Të ngjashme

Të fundit