12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Serbia investon qindra mijëra dollarë në ShBA për promovim në arenën ndërkombëtare

- Advertisement -

Serbia po shfaq një angazhim të fortë në ngritjen dhe promovimin në Shtetet e Bashkuara. Një kontratë e re me vlerë fillestare prej së paku 720 mijë dollarësh është nënshkruar nga ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, raporton Reporteri.net.

Kjo marrëveshje, e realizuar me një nga kompanitë më të njohura amerikane për PR dhe lobim, “KARV Communications”, që synon të përmirësojë imazhin dhe të ndihmojë në promovimin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Kontrata, e cila është paraparë të zgjasë të paktën për një vit, synon të asistojë Qeverinë e Serbisë në përdorimin e mediave standarde dhe sociale për të komunikuar me audiencat e reja në ShBA.

Përveç kësaj, ajo përfshin strategjinë e përdorimit të bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta dhe fjalimeve para grupeve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në përfaqësimin e pozitës së Serbisë në arenën ndërkombëtare.

“KARV do të punojë me RS për të asistuar në promovimin e Serbisë, dhe drejt arritjes së audiencave të reja me informacione që do t’iu ndihmojnë që ta kuptojnë pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Kjo do të bëhet përmes mediave standarde dhe sociale, përkitazi me bashkëbisedime të drejtpërdrejta dhe fjalime me grupe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në pikën e parë të marrëveshjes së Gjuriqit me kompaninë amerikane, e cila përkufizon fushëveprimin e kontratës së arritur mes tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit