6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Serbia është dakordësuar për të hequr dinarin”, Molliqaj: Kurti “shkeli” rendin, ky vendim para kohe bëhet për qëllime elektorale

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj theksoi se Serbia është dakordësuar për të hequr dinarin nga qarkullimi. Në një lidhje lidhje për emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, Molliqaj shtoi se Kurti e mori këtë vendim të dinarit para kohe për qëllime elektorale dhe jo sovranizuese.

“Për këtë është pajtuar Serbia, nuk është arritje e forcave policore. Në draftin e asociacionit, asociacioni do ta ketë llogari në njërën nga bankat e autorizuara në Kosovë, dhe të gjitha pagesat që Serbia bën nëpër institucione të ndryshme për ndihmesa apo paga do t’i bëjë asociacioni. Në llogarinë e asociacionit do të derdhen shumat në dinar nga Serbia. Prandaj, një gjë e tillë është pranuar edhe nga Serbia, çështja është koha kur do të zgjidhet të implementohet dhe mënyra.”, theksoi Molliqaj.

I pyetur nga Zheji se pse ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ishte kaq i ashpër me Albin Kurtin, ai tha:

“Kurti ka marrë obligime të padrejta për Kosovën që do t’i zbatojë që është themelimi i asociacionit. Ka një rend gjërash që janë dakorduar për zbatimin e tij. Nxjerrja janë këtij rregulli të implementimit shkakton kokëçarje për partnerët ndërkombëtar dhe kuptohet që kjo përpjekje e Kurtit është përpjekje elektorale, jo sovranizuese. Në Kosovë ekzistojnë 18 zyra të komunave paralele të Serbisë. Serbia është pajtuar me hequr dinarin. Kurti e hoqi para kohe për të fituar votat në Kosovë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit