4.3 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

Serbia e Haga tema të diskutimit mes Osmanit e Trump: Morëm garancë të fuqishme, s’mund t’i zbulojmë detajet

- Advertisement -

Serbia dhe Haga, ishin ndër temat që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i diskutoi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes.

Për këtë, Osmani foli ekskluzivisht nga Washingtoni në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të sigurojë që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca të fuqishme”, deklaroi e para e shtetit të Kosovës në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit