-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Serbia dëbon dy shqiptarë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë i kërkon sqarime ambasadorit serb

- Advertisement -

Serbia ka dëbuar dy shqiptarë, të cilët ishin në Beograd për një seminar, me argumentin se ata përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Të dëbuarit thonë se ky është sulm i paprecedentë ndaj shoqërisë civile, ndërsa theksojnë se nuk u dhanë asnjë shpjegim për vendimin. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thirrur në takim ambasadorin e Serbisë dhe i kërkon llogari për këtë ngjarje.

Reagimi i plotë

Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević.Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.

Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit