18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Serbia afër NATO-s” – Osmani i reagon ambasadorit amerikan: Ofendim ndaj viktimave të Millosheviqit

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas konferencës së “Javës së Gruas” ka reaguar ndaj deklaratës të ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”.

Osmani i reagoi atij se Serbia është vendi i vetëm që është më larg NATO-s, e ajo është më shumë e afërt me Rusinë. Tutje ajo tha se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka aspirata për në NATO, dhe refuzon që ti vendosë sanksione Rusisë.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, e ajo është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat qendrore mbi të cilat qëndron NATO-ja,  pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet të cilat shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as që mund të ëndërrojë që një ditë të jetë pjesë e NATO-s

.

Serbia vet, pikërisht për shkak se është anti-vlerave të NATO-s nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri që të anëtarësohet ndonjëherë në NATO. Pra, është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO sepse është kundër vlerave të NATO-s. E treta, Serbia është një shtet i cili para pak muajsh ka kryer akt agresioni kundër Republikës së Kosovës, vazhdimisht tenton ta shkatërrojë Bosnjë e Hercegovinën përbrenda dhe të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi. Kjo nënkupton që ky është një shtet njësoj si Rusia, që leje që shkelë parimet dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, por edhe ndërmerr veprime të dhunshme duke i konsideruar shtetet përreth si shtete të përkohshme e jo shtete të përhershme që në fakt jemi. Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluar e saj gjenocidale, shtet që ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Më lejoni ta them troç, kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO-s, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është njëjtë sot siç ka qenë edhe para disa dekadave”, tha Presidentja Osmani para mediave.

Ndërsa ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Hill, tha se ushtria amerikane punon ngushtë me ushtrinë serbe, dhe punojnë çdo ditë në stërvitje dhe trajnime të ndryshme.

“Nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Për momentin, po. Kjo është shumë e vërtetë tani. Ne punojmë me ushtrinë serbe çdo ditë, kemi pasur stërvitje, trajnime, një numër gjërat me ushtrinë serbe. Tani ne punojmë së bashku shumë më tepër”, tha Hill për RTS

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit