Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një kamion me vozitës të dyshuar, që i takon nacionalitetit serb.
Policia përmes një komunikate ka njoftuar se vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë, është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.
Gjithashtu, pas realizmit të kontrollit në kamion është bërë e ditur se kishte të ngarkuar pjeshkë 4200 kg, nektarinë 3500 kg, dardhë 1650 kg, kumbull 1450 kg dhe kajsi 800 kg.
“Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’. Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.