21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Serbi: Arsimi, media dhe pushteti përhapin propagandë për Kosovën

- Advertisement -

Arsimi, media dhe pushteti përhapin propagandë për Kosovën, e cila ndikon në keqkuptimin dhe qëndrimin negativ në shoqëri dhe te të rinjtë.

Kështu vlerësojnë ekspertë duke analizuar hulumtimin e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, i cili tregon se gjysma e të rinjve në Serbi nuk e shohin se është i mundur pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve, por mendojnë se duhet të punohet për pajtim.

“Mesazhet që ata marrin nga politikanët janë shumë konfuze. Kemi negociata, por ne anën tjetër një qëndrim shumë negativ ndaj mundësisë së pajtimit. Çështja e Kosovës, sidomos me ngjarjet e shtatorit në Banjskë, tregon se e kemi një konfliktit qe nuk është vazhdimisht i dhunshëm, por që mund të përshkallëzohet, për këtë duhet të zgjidhet, dhe këtë situatë të rinjtë e ndjejnë shumë mirë”, ka thënë Rodolub Jovanoviq, Autor i hulumtimit.

Kosova, shpërbërja e Jugosllavisë dhe krimet e luftës shkaktojnë konfuzion dhe refuzim në shoqërinë serbe. Përballja gjithashtu bëhet edhe me e vështirë me jetën aktive të kriminelëve të luftës, raporton RTK.

Ish-gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq ka mbajtur një klasë në një shkollë fillore përmes video lidhje nga burgu i Finlandës ku po vuan dënimin për krime lufte në Kosovë, ndërsa krimineli i luftës Vojislav Sheshel gjithashtu promovoi librin e tij në Panairin e Librit.

“Ne duhet ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë institucionale. Kur i ndalojmë kriminelët e luftës të dalin në publik, në fushata politike, të botojnë libra, atëherë mund të fillojmë të flasim për atë çka ka ndodhur në të vërtetë, cila është e vërteta dhe të fillojmë të ballafaqohemi se kush ka kryer krime lufte në emër të kujt”, ka thënë Marija Vasiq, Profesoreshë e Sociologjisë.

Ekspertët vlerësojnë se shpërbërja e Jugosllavisë nuk është interpretuar mirë në tekstet shkollore dhe konsiderohet se është i nevojshëm një konsensus kulturor për rolin e Serbisë në të kaluarën e afërt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit