Shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është e qartë që serbët në veri duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre pasi shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos i bashkohen protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.
Postimi i plotë:
“Serbët vendorë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit.” – shkroi Vela.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/image-1-1.jpg)