Makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.
Siç duket edhe në fotot më poshtë, në automjet janë shkruar simbole nacionaliste serbe dhe automjetit i është hequr targa.
Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.
Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.
Korrespondentja e Top Channel në Kosovë bën me dije se ndaj gazetarëve janë përdorur terma ofendues nga protestuesit serbë.
Gjithashtu edhe AGK-ja ka regaur për këtë rast gjithashtu edhe disa persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan
Në një foto të dërguar shihet bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=634086905423387&id=100064662490944&mibextid=Nif5oz
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=634096268755784&id=100064662490944&mibextid=Nif5oz