Delegacioni serb ka ardhur me ushqim dhe kuzhinier me vete në Tiranë.
Delegacioni serb ka mbërritur në Tiranë mesditën e kësaj të premteje, 6 qershor, teksa është shoqëruar nga forca të shumta policie.
Por, ajo që bie në sy te delegacioni serb, pas refuzimit të akomodimit në ambientet e sugjeruara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është se ata nuk i besojnë shqiptarve as ushqimin.
Siç raportohet ekipi serb ka mbërritur në Tiranë me ushqime dhe kuzhinier me vete, kjo pavarësisht se është akomoduar në një nga hotelet më prestigjoze të kryeqytetit shqiptar.