- Advertisement -
Sot, pak ditë më pas nga incidenti ku një maturant serb u ndalua në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti u vërejt duke provokuar shqiptarët e ulur në kafene, po raportohet se nuk po mungojnë provokimet nga nxënësit serbë.
Sipas mediave lokale, si Jepi zë, të njëjtit janë duke festuar edhe me këngë teksa po parakalojnë në shesh.
Duke u bazuar në të njëjtin raportim, serbët përveç këngës po përdorin edhe fishekzjarre.
“Jepi zë” raporton se disa shqiptarë po ankohen se po ka edhe provokime.