I ashtëquajturi drejtor i zyrës për Kosovës, Petar Petkoviq ka thënë se qeveria serbe ka marrë vendim që tu jap shtesa për dreka fëmijëve serbë që jetojnë në Kosovë.
Ndihmën prej 5000 dinarëve do të marrin fëmijët e komunitetit serb të institucioneve parashkollore, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë.
Bëhet fjalë për 17,559 fëmijë.
“Janë para për meze, para xhepi për fëmijët. Çdo pagesë pasuese njëmujore do të bëhet deri në ditën e pestë të muajit” ka thënë Petkoviq.