9.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

“Serbët nuk do t’i nënshtrohen peticionit për largim të kryetarëve”, thotë analisti serb nga veriu

- Advertisement -

Serbët “nuk do t’i nënshtrohen peticionit”, ka thënë analisti serb nga veriu, Ognjen Gogiq, i cili e jep për fakt të kryer se serbët nuk duan pjesëmarrje në zgjedhje të reja “pa u përmbushur fillimisht kërkesat e tyre”.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës (shërbimi në gjuhën shqipe), Gogiq dyshon se kjo procedurë që përmes peticionit të largohen kryetarët – e ku kërkohen që rreth 20 për qind e votuesve të regjistruar në ato komuna të nënshkruajnë kërkesën – të funksionojë në rend të parë, e për më tepër, sipas tij, as dorëheqja e vetë kryetarëve s’do të bënt që serbët të marrin pjesë në zgjedhje “pa u përmbushur kërkesat e tyre”.

“Pra komuniteti serb në veri nuk dëshiron të marr pjesë në zgjedhjet e reja pavarësisht se në çfarë mënyre do të shkohet qoftë përmes peticionit apo qoftë përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Sa i përket peticionit serbët nuk do të marrin pjesë për të mbledhur nënshkrimet sepse kjo do të thotë kthim në institucionet e Kosovës gjë që ende nuk dëshirojnë sespe nuk janë përmbushur ende disa kushte që janë paraqitur”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit