5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Serbët në Veri në përkrahje të Rusisë

- Advertisement -

Një grup serbësh janë mbledhur në veri të Mitrovicës, në përkrahje të Rusisë, e cila ka ndërhyrë ushtarakisht në shtetin fqinj Ukrainë.

Sikur shihet në fotografi e EO, protestuesit mbajnë në duar flamujt e Rusisë dhe të Serbisë, si dhe një banderolë ku shkruan: “Mbështetje vëllezërve rusë dhe Rusisë – Serbët nga Kosmeti”.

Ata janë mbledhur para statujës së konsullit rus, Grigory Stepanovich, në Mitrovicën e Veriut, duke i dërguar porosi Rusisë se nuk është e vetme.

“Sot këtu jemi që të dërgojmë një mesazh në përkrahje të popullit rus dhe vëllezërve tanë rusë, se nuk janë vetëm. Ne jemi me ju dhe gjithmonë do të qëndrojmë pranë jush”, ka thënë Nebojsha Joviq, njëri prej organizatorëve.

Sipas tij, medie “anti-ruse” në gjithë botën po raportojnë kundër Rusisë dhe popullin e saj po tentojnë ta paraqesin sa më keq.

“Kjo është në radhë të parë ajo që po bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kështu që këtë herë po i dërgoj një mesazh një Evrope të dëshmuar të paqytetëruar që të mos bëhet së bashku me aleatin e saj amerikan, të mos merret me të, sepse mund të krijojë vetëm tokë pjellore për të krijuar gjak të keq, për të vënë Rusinë kundër murit, dhe pastaj kam frikë se do të ketë probleme shumë më të mëdha në të cilat nuk do të ketë një apo dy shtete, por i gjithë planeti”.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë, prandaj sot apeli ynë është mbi të gjitha – apeli i arsyes, që sa më shpejt të ndalet sulmi histerik ndaj gjithçkaje ruse”, shtoi Joviq.

Një natë më parë, protestë në përkrahje të Rusisë agresore pati edhe në kryeqytetin e Serbisë – Beograd. Atje një numër i madhe i njerëzve dolën në sheshin qendror për të mbështetur aleatin historik të Serbisë. Mediet kanë zbuluar se organizator ishte një mik i presidentit Aleksandër Vuçiq.

Kështu veriu i Kosovës i bashkohet Serbisë, e cila deri më tani ishte vendi i vetëm në botë, ku njerëz kanë dalë në rrugë, në përkrahje të Rusisë.

Nga ana tjetër, nesër në Prishtinë do të organizohet tubim në përkrahje të Ukrainës, e cila po i reziston tash mbi një javë agresionit rus.

“Mblidhemi para Teatrit Kombëtar është tregues i përcaktimit dhe bashkimit të popullit të Kosovës me të gjithë popujt paqedashës, që po protestojnë nëpër sheshet e të gjitha qyteteve të shteteve demokratike për ta kundërshtuar luftën dhe agresionin Rus dhe që hapur e pa hezitim po kërkojnë ndaljen e luftës dhe pushtimit të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e deputetit Haki Abazi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit