Eksperti i Sigurisë, Mensut Ademi, tha se serbët në fshatin Banjskë të Zveçanit kanë qenë të përgatitur për sulm frontal.
Sipas tij, këtë e dëshmojnë pajisjet ushtarake që janë konfiskuar.
“Grumbullimi i armatimit, motoristika e tyre, bjen diku përafërsisht deri në 200 pjesëtarë ku krijojnë disa njesi që kanë qenë të përgatitur për sulm frontal”, deklaroi profesori i kriminalistikës.
“Një pjesë e tyre për sulm gueril përmes njesisë diverzante të tyre, dhe pjesa tjetër janë të përgatitur për sulm frontal, sepse armatimi i tyre tregon afërsinë e luftimit apo dyluftimit”, shtoi Ademi në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin