Një grup serbësh të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës. Pamje të cilat më pas i kanë ndarë në rrjetet sociale duke sjellë reagime të shumta.
Woelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”.
“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, shkroi Woelk.