6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Serbët lokalë protestojnë para stacionit të Policisë në Veri, me fishkëllima kërkojnë lirimin e 4 të arrestuarve

- Advertisement -

 

Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të rinjve serbë të cilët në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Protesta është organizuar nga partia e Aleksander Aresnijeviq dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.

Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.

Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.

Foto: Sanja Sovrlic/Twitter

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit