13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Serbët kanë vendosur ta formojnë Asociacionin vetë, kanë kryetarin, selinë dhe gjithçka tjetër”

- Advertisement -

Serbët në Kosovë po planifikojnë të fillojnë vetë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton mediumi pro qeveritar serb Blic.

Madje tashmë është planifikuar që në periudhën e ardhshme të mbahet një kuvend i madh i popullit serb nga Kosova dhe në të cilin do të krijohen organet Asociacionit.

Artikulli i referohet një burimi anonim sipas të cilit të gjitha skenat e pakëndshme dhe “terrori që po përjetojnë serbët” i kanë bërë që tash krahas protestave të mendojnë edhe për veprime të mundshme dhe për mosbindje civile.

Ndërkaq selia e Asociacionit pritet të jetë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas mediumit serb, këtë vendim serbët e kanë marrë pas ngjarjeve të javëve të fundit në Veri të Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë. Për më shumë se 3700 ditë, Asociacioni nuk është formuar dhe pas gjithçkaje që kemi duruar ditët e fundit, është e qartë se askush nuk e dëshiron realisht as qeveria e Kosovës, as bashkësia ndërkombëtare. Prandaj ne do t’i marrim gjërat në duart tona”.

Ndërkaq struktura e Asociacionit do të përbëhet nga disa organe.

Kuvendi si organi më i lartë, do të përbëhet nga përfaqësues të caktuar nga secili kuvend i komunave anëtare nga radhët e këshilltarëve të zgjedhur.

Presidenti i cili përfaqëson komunitetin dhe asistohet nga nënkryetari.

Ndërsa kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh kuvendi nga radhët e këshilltarëve të komunave anëtare dhe kryetarëve të tyre dhe këshilli i cili përbëhet nga maksimumi 30 anëtarë nga radhët e banorëve të komunave anëtare, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave anëtare.

Sipas gazetës serbe, do jetë edhe një komision i përbërë nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga kuvendi nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave anëtare.

Po ashtu do formohet administrata e drejtuar nga shefi i administratës dhe zyra e ankesave e cila do të ketë mandatin të shqyrtojë ankesat në lidhje me objektivat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit